Trump është më i cituari në mediat franceze, madje më shumë se Macron

Trump është më i cituari në mediat franceze, madje më shumë se Macron

Presidenti amerikan Donald Trump e ka mundur Emmanuel Macronin për sa i përket përmendjeve në median francez në vitin 2025. 

 

Ky është rezultati i barometrit vjetor të një mijë personaliteteve më të ndjekura nga media franceze, i kryer nga platforma e monitorimit Tagaday.

 

“Për herë të parë që nga fillimi i studimit në vitin 2013, presidenti francez në detyrë nuk është figura më e cituar në median e vendit”, vuri në dukje gazeta Ouest-France.

 

Sipas rezultateve, emri i Donald Trump u shkrua ose u përmend në gati një milion përmbajtje në vitin 2025, 947.294 mijë herë, krahasuar me 671.125 herë për Emmanuel Macron, i cili u rendit i dyti. 

 

Gjithashtu në pesë vendet e para janë ish-kryeministri François Bayrou, presidenti rus Vladimir Putin dhe ish-ministri i Brendshëm Bruno

 Retailleau.

Marine Le Pen, liderja e partisë së ekstremit të djathtë Rassemblement National, është e vetmja grua në 10 vendet e para, vendi i tetë, ndërsa kapiteni i ekipit kombëtar francez të futbollit, Kylian Mbappe, është atleti më i renditur, i 13-ti.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy