Trump rendit kushtet për marrëveshje përfundimtare me Iranin

Trump rendit kushtet për marrëveshje përfundimtare me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump sinjalizoi të premten se nuk është ende gati të nënshkruajë një marrëveshje që synon t’i japë fund konfliktit me Iranin, pavarësisht një marrëveshjeje paraprake të arritur të enjten për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të filluar negociatat bërthamore.

 

Në një postim të gjatë në rrjetin social Truth, Trump tha se po takohej me këshilltarët në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë për të “marrë një vendim përfundimtar”.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë përshkroi kushte shtesë për një marrëveshje përfundimtare, përfshirë një angazhim nga Irani se nuk do të ketë kurrë një armë ose bombë bërthamore dhe që Ngushtica e Hormuzit të rihapet menjëherë pa taksa ose kufizime në trafikun detar.

 

Trump shtoi se rezervat e uraniumit të pasuruar shumë të Iranit, një përparësi kyçe për administratën do të zbulohen nga Shtetet e Bashkuara dhe do të shkatërrohen.

 

Irani duhet të zotohet se nuk do të pajiset kurrë me armë ose bombë bërthamore. Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet menjëherë, pa pagesë, për lundrim të papenguar në të dyja drejtimet. Të gjitha minat nënujore, nëse ka, do të neutralizohen. 

 

Anijet e bllokuara në Ngushticë për shkak të bllokadës sonë detare të papritur dhe të pashembullt, e cila tani do të hiqet, mund të fillojnë procesin e “kthimit në shtëpi!”  

 

Materiali i pasuruar, i quajtur ndonjëherë “pluhur bërthamor”, do të tërhiqet nga Shtetet e Bashkuara (të cilat, siç është rënë dakord, janë i vetmi vend, së bashku me Kinën, me kapacitetin për ta bërë këtë!), në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Republikën Islamike të Iranit, si dhe me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, dhe do të shkatërrohet. 

 

Nuk do të ketë shkëmbim parash deri në njoftim të mëtejshëm. Janë rënë dakord për çështje të tjera të vogla. Do të kem një takim tani, në sallën e operacioneve, për të marrë vendimin përfundimtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy