Protesta të reja antiqeveritare në Serbi, tension dhe përleshje në Beograd

Protesta të reja antiqeveritare në Serbi, tension dhe përleshje në Beograd

Incidente të dhunshme shpërthyen mbrëmjen e së premtes në Beograd, kur protestuesit antiqeveritarë u përleshën me mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, duke rezultuar në ndërhyrjen e forcave policore, të cilat arrestuan dhjetëra persona.

Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës të premten në mbrëmje në Beograd për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë të cilët hodhën fishekzjarre dhe flakëdhënës ndaj oficerëve të policisë në atë që shihet si një përshkallëzim i madh i protestave nëntëmujore.

Protestuesit u mblodhën rreth orës 20.00 të mbrëmjes përpara ndërtesës së selisë së ushtrisë që u bombardua në vitin 1999 nga NATO. Disa orë më vonë ata filluan të hidhnin flakëderë drejt oficerëve të policisë.

Për muaj të tërë, protestuesit kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, të cilat Presidenti Aleksandar Vuçiç i ka hedhur poshtë, duke akuzuar fuqitë e huaja për komplot për të rrëzuar qeverinë.

Megjithatë, situata u përshkallëzua këtë javë kur mbështetësit e partisë në pushtet, disa prej të cilëve mbanin kapuçë, sulmuan protestuesit, ndërsa të dyja palët që fajësuan njëra-tjetrën për përshkallëzimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy