TikTok forcon luftën ndaj llogarive që publikojnë vetëm përmbajtje të krijuar nga inteligjenca artificiale

TikTok forcon luftën ndaj llogarive që publikojnë vetëm përmbajtje të krijuar nga inteligjenca artificiale

TikTok ka njoftuar se do të forcojë mekanizmat e zbulimit të përmbajtjeve të krijuara nga inteligjenca artificiale (IA), me synim identifikimin dhe kufizimin e llogarive që publikojnë ekskluzivisht video të gjeneruara me këtë teknologji. 

 

Sipas një njoftimi të kompanisë, në javët në vijim do të testohen sisteme të përmirësuara zbulimi për të identifikuar llogaritë që shpërndajnë përmbajtje spam të krijuar nga IA, veçanërisht në tema që mund të ndikojnë te besimi i publikut dhe mirëqenia e përdoruesve. TikTok thekson se masat do të fokusohen kryesisht te përmbajtjet që lidhen me politikën dhe aktualitetin, shëndetësinë dhe këshillat financiare. 

 

Sipas platformës, këto llogari dëmtojnë edhe dukshmërinë e krijuesve origjinalë të përmbajtjes. Platforma i konsideron si llogari "spam" ato që prodhojnë përmbajtje të krijuar nga inteligjenca artificiale me cilësi të ulët dhe shumë të standardizuar, përqendrohen kryesisht në tema me rrezik të lartë për dezinformim dhe, në disa raste, blejnë ose shesin ndjekës. 

 

TikTok nuk ka dhënë ende detaje mbi teknologjitë apo masat konkrete që do të përdoren për të përmirësuar zbulimin e këtyre llogarive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy