Dokumente të reja të deklasifikuara tregojnë se në vitin 2015 Joe Biden u kritikua nga zyrtarë ukrainas për hipokrizi në fjalimin e tij kundër korrupsionit, pasi djali i tij Hunter Biden ishte në bord të kompanisë Burisma.
Një raport i CIA-s që pasqyronte këtë reagim u fsheh nga administrata e atëhershme Obama, me kërkesë të stafit të Biden.
Raporti nuk iu dërgua presidentit Obama në përmbledhjen ditore, gjë që nuk është praktikë normale dhe ngre dyshime për fshehje informacioni politikisht të ndjeshëm.
Raporti i inteligjencës i deklasifikuar, të cilin Biden kërkoi ta mbante privat, kishte një temë: "Të mos shpërndahet informacioni: Reagimet e zyrtarëve të qeverisë ukrainase ndaj vizitës në fillim të dhjetorit të zyrtarit të lartë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Dokumenti tregon se informacioni i përfshirë në të, daton nga dhjetori i vitit 2015, ndërsa vetë raporti është hartuar në 2016.
Në atë kohë, Biden ishte nënpresident dhe drejtonte marrëdhëniet dhe politikat SHBA-Ukrianë për administratën Obama.
Sipas dokumentit, zyrtarët e administratës së Presidentit ukrainas Petro Poroshenko shprehën habinë dhe zhgënjimin e tyre për vizitën e Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara në Kiev të Ukrainës, më 7-8 dhjetor 2015.
Më tej, në raport thuhet se këta zyrtarë kishin pritur që nënpresidenti amerikan të diskutonte çështje konkrete me presidentit Poroshenko, dhe të mbante qëndrim pro ose kundër zyrtarëve të caktuar brenda qeverisë ukrainase.
Sipas dokumentit të inteligjencës, pas vizitës së nënpresidentit amerikan në Ukrainë, disa zyrtarë të administratës së presidentit Petro Poroshenko (emrat janë fshehur në raport) komentuan privatisht për lidhjet e dyshuara të familjes së nënpresidentit amerikan me praktika të korruptuara në Ukrainë.
Këta zyrtarë i panë këto lidhje të dyshuara si provë e një standardi të dyfishtë nga ana e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, në mënyrën se si ajo e trajton korrupsionin dhe pushtetin politik.
Më 9 dhjetor 2015, Joe Biden mbajti një fjalim në Ukrainë, ku foli për luftën kundër korrupsionit. Në atë fjalim, ai tha:
Nuk mjafton të krijohet një zyrë e re kundër korrupsionit apo të caktohet një prokuror i posaçëm për ta luftuar atë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka nevojë urgjente për reformë.
Biden shtoi gjithashtu se sektori i energjisë në Ukrainë duhet të jetë konkurrues dhe i udhëhequr nga parimet e tregut, jo nga marrëveshje të fshehta apo klienteliste.
Nuk mjafton të miratohen ligje për rritjen e transparencës mbi burimet e të ardhurave zyrtare.
Zyrtarët e lartë të zgjedhur duhet të eliminojnë çdo konflikt interesi mes bizneseve të tyre private dhe përgjegjësive shtetërore. Kështu funksionon çdo demokraci tjetër në botë.
Në atë kohë, prokurori ukrainas Viktor Shokin po hetonte kompaninë e gazit Burisma Holdings.
Disa muaj më vonë, në mars 2016, Biden e detyroi qeverinë ukrainase të shkarkonte Shokinin, duke kërcënuar se do të ndalonte 1 miliard dollarë ndihmë financiare amerikane nëse ai nuk shkarkohej.
Në atë periudhë, Hunter Biden, djali i tij, ishte anëtar bordi në kompaninë Burisma, duke marrë dhjetëra mijëra dollarë çdo muaj.



