Ditën e djeshme presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet kur të vizitojë SHBA-në.
Nga ana tjetër kryebashkiaku i New York City-t, Zohran Mamdani shprehu se ai ende po e shqyrtonte këtë veprim dhe se kryeministri Netanyahu sipas tij e ka vendin në Hagë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë lëshoi një urdhër arresti për Netanyahun në vitin 2024 për krime të dyshuara lufte gjatë luftës në Gaza, ndërsa Izraeli hodhi poshtë juridiksionin e gjykatës dhe mohoi kryerjen e krimeve të luftës.
Netanyahu tradicionalisht udhëton për në Nju Jork çdo shtator për takimin vjetor të liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.



