Trump pezullon sulmet ndaj Iranit, rriten shqetësimet për përshkallëzimin e konfliktit

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit, rriten shqetësimet për përshkallëzimin e konfliktit

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka pezulluar përkohësisht fushatën e bombardimeve ndaj Iranit, pas gati dy javësh sulmesh të pandërprera, raportoi CNN.

 

Sipas burimeve, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, zëvendëspresidenti JD Vance dhe Kryetari i Shtabit të Përbashkët, gjenerali Dan Caine, ngritën shqetësime për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit dhe për ndikimin që ai mund të ketë në rezervat e municioneve amerikane.

 

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë theksoi se Presidenti Trump vazhdon të favorizojë një zgjidhje diplomatike, por se të gjitha opsionet mbeten të hapura nëse Irani vazhdon veprimet që kërcënojnë interesat e SHBA-së dhe aleatëve të saj.

 

Trump deklaroi se negociatat me Teheranin janë ende në zhvillim dhe se Irani duket të jetë bërë "më serioz" në bisedime, por paralajmëroi se ushtria amerikane është e gatshme të rifillojë ose intensifikojë sulmet nëse situata e kërkon.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy