Netanyahu paralajmëron përshkallëzim të luftës me Hezbollahun

Netanyahu paralajmëron përshkallëzim të luftës me Hezbollahun

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do të intensifikojë sulmet kundër Hezbollahut, ndërsa ushtria izraelite nisi një valë të re bombardimesh në disa zona të Libanit.

 

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë kryer sulme ajrore ndaj objektivave të Hezbollahut në Luginën Bekaa në lindje të Libanit, si dhe në rajone të tjera të vendit. 

 

Nga ana tjetër, Hezbollahu tha se iu kundërpërgjigj sulmeve me 22 dronë dhe raketa, duke pretenduar se kishte goditur ushtarë izraelitë, tanke dhe baza ushtarake.

 

Në një deklaratë video, Netanyahu tha se Izraeli ndodhet “në luftë me Hezbollahun” dhe se ushtria është urdhëruar të japë “një goditje shkatërruese”. Ai shtoi se ofensiva izraelite ka eliminuar mbi 600 luftëtarë të Hezbollahut dhe paralajmëroi rritje të intensitetit të operacioneve ushtarake.

 

Pavarësisht armëpushimit 45-ditor të dakordësuar më herët këtë muaj mes Libanit dhe Izraelit, përplasjet mes palëve kanë vazhduar. 

 

Hezbollahu akuzon Izraelin për “shkelje të armëpushimit”, ndërsa Tel Avivi pretendon se sulmet janë përgjigje ndaj raketave dhe dronëve të lëshuar nga territori libanez.

 

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka kërkuar tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga jugu i Libanit, ndërsa negociata të reja mes zyrtarëve libanezë dhe izraelitë pritet të zhvillohen javën e ardhshme në Uashington.

 

Sipas autoriteteve libaneze, më shumë se 400 persona janë vrarë nga bombardimet izraelite që nga armëpushimi i prillit, ndërsa mbi një milion njerëz janë zhvendosur për shkak të konfliktit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy