Rrjeti i rrezikshëm/ E-vizat e Somalisë “hapin dyert” për mashtrim dhe vjedhje identiteti

Rrjeti i rrezikshëm/ E-vizat e Somalisë “hapin dyert” për mashtrim dhe vjedhje identiteti

Faqja e re e vizave elektronike të Somalisë nuk ka protokolle të mjaftueshme sigurie, gjë që mund të shfrytëzohet nga aktorë keqdashës për të shkarkuar mijëra viza elektronike që përmbajnë informacione sensitive, përfshirë detajet e pasaportave, emrat e plotë dhe datat e lindjes së individëve.

 

Ky dobësim i ri vjen një muaj pas njoftimit të autoriteteve për një hetim, pasi hakerët kishin depërtuar në platformën e vizave elektronike të vendit.

 

Al Jazeera raporton se, dobësia lejonte shkarkimin e vizave elektronike pa mbrojtje të mjaftueshme, pas sinjalizimit nga një ekspert i zhvillimit të webit. Sipas raportimit, autoritetet somaleze ishin informuar për problemin, por nuk reaguan.

 

Këtë javë, Al Jazeera arriti të riprodhojë dobësinë që identifikoi burimi. U arrit të shkarkoheshin viza elektronike që përmbanin informacion personal të dhjetra njerëzve në një kohë të shkurtër, duke përfshirë qytetarë të Somalisë, Portugalisë, Suedisë, SHBA-së dhe Zvicrës.

 

Ekspertët e sigurisë digjitale paralajmërojnë se shkelje të tilla rrisin rrezikun e vjedhjes së identitetit, mashtrimeve dhe keqpërdorimit të të dhënave. Dobësia vjen vetëm një muaj pas një shkeljeje të mëparëshme, ku u ekspozuan të dhënat e mbi 35 mijë aplikantëve për vizë.

 

Më herët gjatë këtij viti, qeveritë e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar njoftuan për një shkelje të të dhënave që përfshinte informacionin e më shumë se 35,000 aplikantëve për vizë elektronike në Somali.

 

Në përgjigje të asaj shkeljeje, Agjencia për Imigracion dhe Shtetësi e Somalisë (ICA) ndryshoi faqen e saj të vizave elektronike në një domen të ri për të rritur sigurinë.

 

Agjencia deklaroi më 16 nëntor se, po e trajtonte çështjen me “përkujdesje të veçantë” dhe kishte nisur një hetim.

 

“Access Now” thekson se qeveritë shpesh nxitohen për të implementuar sisteme “e-vize”, gjë që shpesh çon në situata të pasigurta.

 

Autoritetet somaleze kanë deklaruar se kanë nisur hetime, por deri tani nuk ka njoftime zyrtare për masat e marra apo për njoftimin e personave të prekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy