BE miraton sanksione të reja ndaj Rusisë. Von der Leyen: Mbyllim rubinetat e gazit rus

BE miraton sanksione të reja ndaj Rusisë. Von der Leyen: Mbyllim rubinetat e gazit rus

Të ardhurat nga shitjet e energjisë po e mbajnë gjallë luftën e Rusisë. Prandaj, ne po i ndjekim këto të ardhura duke caktuar 118 anije të reja si flota hije dhe duke ndaluar risigurimin e anijeve të listës së zezë. Qëllimi ynë është të përshpejtojmë heqjen graduale të gazit natyror të lëngshëm rus deri më 1 janar 2027.

Kështu tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndau të njëjtin mendim kur prezantoi paketën e nëntëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë.

Ekonomia luftarake e Rusisë mbështetet nga të ardhurat nga lëndët djegëse fosile. Ne duam t’i zvogëlojmë këto të ardhura, kështu që po ndalojmë importet ruse të gazit të lëngshëm në tregjet europiane. Është koha të mbyllim rubinetin. 

Jemi të përgatitur për këtë, kemi kursyer energji, kemi diversifikuar furnizimet, kemi investuar në burime energjie me karbon të ulët si kurrë më parë. Dhe sot këto përpjekje po japin fryte.

Shtetet anëtare të cilat importojnë gaz rus janë Belgjika, Holanda, Franca, Spanja, Portugalia nëpërmjet LNG-së dhe Greqia, Sllovakia dhe Hungaria nëpërmjet tubacionit TurkStream,  konfirmoi zëdhënësja e Komisionit Evropian për Energjinë, Anna-Kaisa Itkonen, në konferencën e saj të përditshme për mediat.

“Sigurisht, nuk e dimë se ku po shkon ky gaz. Nuk kemi informacion zyrtar për këtë. E dimë se ku hyn gazi në sistemin e BE-së, por nuk e dimë se ku qëndron dhe ku konsumohet.

“Ne po synojmë boshllëqet financiare që Rusia përdor për të shmangur sanksionet. Po vendosim një ndalim transaksionesh për bankat e tjera në Rusi dhe për bankat në vendet e treta”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke prezantuar paketën e nëntëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë.

Ndërsa Kallas shtoi se këto sanksione të reja do të kufizojnë aksesin e Rusisë në teknologji, duke përfshirë inteligjencën artificiale dhe të dhënat gjeohapësinore, si dhe burimet kryesore që nxisin prodhimin e armëve. 

Sipas saj, kjo përfshin ato të marra nga furnizuesit e huaj, përfshirë Kinën dhe Indinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy