BE vendos tarifë doganore prej 3 eurosh për pakot e vogla, për të frenuar importet e lira kineze

BE vendos tarifë doganore prej 3 eurosh për pakot e vogla, për të frenuar importet e lira kineze

Bashkimi Europian do të vendosë një tarifë doganore prej 3 eurosh për pakot me vlerë nën 150 euro, me qëllim që të frenojë rritjen e importeve të lira nga Kina dhe të mbrojë bizneset europiane.

 

Deri tani, mallrat me vlerë deri në 150 euro, si veshje, kozmetikë dhe lodra, hynin në BE pa tarifë doganore falë rregullit të njohur si “de minimis”. Me heqjen e këtij përjashtimi, çdo pako nën këtë vlerë do t’i nënshtrohet tarifës së re prej 3 eurosh.

 

Komisioni Europian thotë se numri i pakove me vlerë të ulët është rritur ndjeshëm, nga 1.3 miliardë në vitin 2022 në 5.9 miliardë në vitin 2025. 

 

Rreth 90% e tyre vijnë nga Kina, kryesisht përmes platformave si Shein dhe Temu, të cilat po ushtrojnë presion të madh mbi shitësit evropianë.

 

Sipas zyrtarëve të BE-së, rritja e blerjeve online ka ndikuar në rënien e shitjeve në dyqanet tradicionale, duke çuar në mbylljen e bizneseve dhe humbjen e vendeve të punës në shumë qytete.

 

Një studim i publikuar nga BE tregoi se 60% e produkteve të importuara online nga jashtë bllokut nuk respektojnë standardet evropiane. Problemet më të mëdha u konstatuan te kozmetika dhe lodrat, ku 65% e produkteve nuk ishin në përputhje me rregullat. 

 

Edhe 63% e suplementeve ushqimore dhe 60% e pajisjeve mbrojtëse personale nuk kaluan testet e sigurisë.

 

Muajin e kaluar, rregullatorët evropianë gjobitën Temu me 200 milionë euro për mosndalimin e shitjes së produkteve të paligjshme dhe të rrezikshme.

 

BE beson se tarifa e re do t’i bëjë konsumatorët të mendojnë më mirë para se të blejnë produkte shumë të lira dhe njëkohësisht do t’i detyrojë shitësit jashtë BE-së të kryejnë procedura doganore për çdo pako. Synimi kryesor është krijimi i kushteve më të drejta të konkurrencës për bizneset dhe tregtarët evropianë.

 

Ndërkohë, Shein po shqyrton ndryshime në modelin e biznesit të saj. Kompania ka hapur qendra dhe dyqane në disa vende evropiane, përfshirë një qendër të madhe shpërndarjeje në Poloni, e cila mund ta ndihmojë të shmangë ndikimin e tarifës së re.

 

Edhe Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se do të vendosë detyrime importi për pakot me vlerë nën 135 paund, duke filluar nga tetori i vitit 2028.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy