Kastriot Çipi thotë se marrëveshja e paqes për Ukrainën e propozuar nga SHBA, është një marrëveshje e drejtë dhe mundshme në këtë situatë.
“Është marrëveshje për kapitullim”, tha Çipi në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN TV.
Sipas tij, Rusia kishte të gjithë të drejtën e botës të mbronte rusët në Donbas, pasi rusët në Donbas u provokuan se kërkuan autonomi dhe Ukraina u përgjigj me dhunë.
Ai hoqi paralele mes Donbasit dhe Kosovës e cila kërkoi të ishte republikë, por u shtyp me dhunë.
Në media anë rrjedhur detaje, Ukraina humbet të gjithë territorin e Donvasit ato republikat e famshme separatiste, përfshirë dhe ato segmente që kontrollon aktualisht ushtria ukrainase. Do të ketë ushtri të reduktuar, do të jetë 40% e asaj që është sot dhe nuk do i lejohen disa lloje armësh, sidomos ato me rreze të gjatë veprimi. Sigurisht që është kapitullim.
Kam qenë i bindur që nga fillimi se Rusia nuk do ta humbasë luftën sado që t’i kushtojë. Nuk hyn në influencën ruse, nuk i lejohet hyrja në NATO. E pavarur do të jetë Ukraina edhe sipas kësaj marrëveshje. Ukraina nisi një luftë që nuk duhet ta niste, nuk mund ta fitonte, e vazhdoi luftën me kokëfortësi. Ukraina ka bombarduar tetë vjet Donbasin.
Rusia kishte të gjithë të drejtën e botës të mbronte rusët në Donbas, rusët në Donbas u provokuan se kërkuan autonomi dhe Ukraina u përgjigj me dhunë. Njësoj si Kosova kërkoi republikë, e shtypën me dhunë. Lufta në Ukrainë ka më shumë viktima në total se sa masakra në Gaza. Janë vrarë 20 mijë fëmijë në Gaza, nuk janë vrarë 20 mijë fëmijë në Ukrainë.



