Kryeministri i Skocisë: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është gjenocid

Kryeministri i Skocisë: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është gjenocid

Kryeministri skocez, John Swinney, i ka quajtur veprimet e Izraelit në Gaza "gjenocid", duke theksuar se ky është një fakt i padiskutueshëm.

 

Swinney është udhëheqësi i dytë i Mbretërisë së Bashkuar që përdor termin "gjenocid" në lidhje me sulmet e Forcave Mbrojtëse të Izraelit kundër palestinezëve në Rrip, pas Michelle O'Neill të Sinn Féin, e cila e bëri këtë muajin e kaluar.

 

Raporton The Guardian.

 

"Është mjaft e qartë se gjenocidi po ndodh në Palestinë: nuk mund ta mohosh," tha Swinney gjatë një eventi në Edinburg. "Kam parë raportime për mizori të tmerrshme që përbëjnë gjenocid. E kam shprehur këtë, dhe padyshim që nuk është kuptuar nga të gjithë, por ky është mendimi im."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy