
Tre persona humbën jetën pas një shpërthimi në kompaninë e menaxhimit të mbetjeve “Ecopartenope” në Marcianise, në provincën e Casertës në Itali.
Shpërthimi i fuqishëm ndodhi pak pas mesditës së sotme, gjatë punimeve të mirëmbajtjes në objektet e kompanisë së trajtimit të mbeturinave.
Viktimat janë dy punëtorë dhe pronari i kompanisë, të cilët dyshohet se humbën jetën nga vala e goditjes e shkaktuar nga shpërthimi i një rezervuari vaji të përdorur.
Dy punëtorë të tjerë pësuan lëndime të lehta. Tre të vdekurit po punonin në një depo të kompanisë dhe u hodhën disa metra në ajër nga shpërthimi.
“Ecopartenope” ndodhet në zonën industriale Marcianise dhe, siç thuhet në faqen e internetit të kompanisë, ka qenë në biznes për më shumë se 40 vjet.
Ne kemi qenë gjithmonë të përkushtuar për të ofruar një shërbim me cilësi të lartë, në përputhje me të gjitha ligjet përkatëse, jo vetëm në shkronjë por edhe në frymë. Ne operojmë në sektorin mjedisor për mbledhjen, ruajtjen dhe rikuperimin e vajrave të përdorura, lëngjeve të ujërave të zeza në sektorin detar dhe baterive të përdorura.



