Antisemitizmi, Macron i përgjigjet Netanyahu-t: Akuzat për mosveprim ofendojnë të gjithë Francën

Antisemitizmi, Macron i përgjigjet Netanyahu-t: Akuzat për mosveprim ofendojnë të gjithë Francën

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu, i cili akuzoi Francën për “mosveprim” në luftën kundër antisemitizmit.

Në një letër publikuar këtë të martë, Macron e cilëson këtë akuzë si “të papranueshme” dhe “fyerje për mbarë Francën”.

“Akuzat për mosveprim përballë një të keqeje që e luftojmë me të gjitha forcat tona janë të papranueshme dhe fyejnë gjithë Francën”, shkruan ai, duke theksuar se kjo çështje nuk mund të instrumentalizohet.

“Ju bëj thirrje solemne të ndalni vijimin e një lufte të përhershme, vrastare dhe të paligjshme në Gaza, e cila i sjell vendit tuaj turp dhe popullit tuaj një bllokim pa rrugëdalje”, shkruan më tej Macron në letrën e publikuar këtë të martë.

Në një letër të dërguar në mesin e muajit gusht, Netanyahu ishte ankuar se premtimi i Macron se Franca do të njihte një shtet palestinez po nxiste antisemitizmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy