Një ushtar izraelit i vë cigare në gojë statujës së Shën Marisë (FOTO)

Një ushtar izraelit i vë cigare në gojë statujës së Shën Marisë (FOTO)

Në rrjet qarkullon një foto, në të cilën një ushtar izraelit shfaqet duke i futur një cigare në gojë një statuje të Virgjëreshës Mari në një fshat të krishterë në Libanin jugor.

 

Mediat izraelite dhe libaneze raportuan se fotoja është shkrepur në fshatin Debel, në Libanin jugor, ku disa javë më parë një ushtar tjetër i IDF-së shkatërroi një statujë të Jezusit, çka solli reagime në të gjithë botën. 

 

"IDF-ja e merr shumë seriozisht këtë incident: sjellja e ushtarit devijon plotësisht nga vlerat e pritura nga luftëtarët tanë", tha një zëdhënës i ushtrisë izraelite në një deklaratë.

"Një hetim paraprak ka zbuluar se fotografia është bërë disa javë më parë.

 

Incidenti do të hetohet dhe do të merren masa disiplinore kundër ushtarit bazuar në gjetjet. IDF-ja respekton lirinë e besimit, vendet e shenjta dhe simbolet fetare të të gjitha feve dhe komuniteteve."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy