
Izraeli ka filluar sulmin tokësor në Gaza, ku tanket thuhet se kanë hyrë tashmë në qytetin kryesor të Rripit të Gazës.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha këtë mëngjes me anë të një reagimi në X, se “Gaza po digjet”.
“Forca izraelite po godet infrastrukturën terroriste me grusht të hekurt dhe ushtarët po luftojnë me trimëri për të krijuar kushtet për lirimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit. Ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të kthehemi prapa derisa misioni të përfundojë.
Sekretari Amerikan i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, paralajmëroi se Hamasi ka vetëm disa ditë për të rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi, ndërsa Izraeli bombardon qytetin e Gazës.
"Shteti hebre ka filluar të kryejë operacione në qytetin kryesor të Rripit, kështu që mendojmë se kemi një dritare shumë të shkurtër për të arritur një marrëveshje. Nuk na kanë mbetur muaj, ndoshta kemi ditë, ndoshta disa javë”, u tha Rubio gazetarëve ndërsa po largohej nga Izraeli për në Doha.
Sekretari i Shtetit shtoi se vetëm Katari ka kapacitetin për të ndërmjetësuar në Gaza, pavarësisht sulmit të Izraelit ndaj Hamasit në vendin arab një javë më parë.
Padyshim, ata duhet të vendosin nëse duan ta bëjnë këtë pas javës së kaluar apo jo, por ne duam që ata të dinë se nëse ka ndonjë vend në botë që mund të ndihmojë në përfundimin e kësaj situate përmes negociatave, ai është Katari.
Të paktën 62 persona u vranë dje në enklavën palestineze. Familjet e pengjeve izraelite protestuan përsëri.



