Vepra e Pikasos shitet për 35 milionë dollarë në “Art Basel”

Vepra e Pikasos shitet për 35 milionë dollarë në “Art Basel”

Panairi i artit bashkëkohor “Art Basel” ka nisur me shitje veprash me vlerë miliona dollarë, duke sinjalizuar një interes të lartë në segmentin e artit të nivelit të lartë.

 

Sipas organizatorëve, në orët e para të hapjes janë shitur vepra të rëndësishme nga artistë si Pablo Picasso, Ëillem de Kooning, Helen Frankenthaler, Josef Albers, David Hockney dhe Louise Bourgeois.

 

Një nga shitjet më të spikatura ishte vepra e Pablo Picasso-s e vitit 1963, “Piktori dhe modeli i tij në një paysage”, e cila u shit për 35 milionë dollarë nga galeria Hauser & Ëirth. 

Kjo e fundit raportoi gjithashtu edhe shitjen e dy veprave të Cy Tëombly.

 

Drejtori i galerisë, Iëan Ëirth, e përshkroi ditën e parë të panairit si shumë të suksesshme për ta.

 

Ndër shitjet e tjera të rëndësishme u përfshinë një pikturë e Ëillem de Kooning nga viti 1984, e shitur për një shumë të lartë në shtatë shifra për një koleksion privat në Azi, si dhe dy vepra të David Hockney, përfshirë “Studio Interior #2” (2014) për 8.5 milionë dollarë dhe një vizatim në iPad nga seria “The Arrival of Spring in Ëoldgate” për 650 mijë dollarë.

 

Organizatorët bëjnë me dije se këtë vit rreth 190 galeri kanë mbajtur veprat kryesore të pazbuluara deri në hapjen VIP të panairit, duke rritur pritshmëritë për shitje.

 

Megjithatë, vihet re një prani më e ulët e blerësve amerikanë dhe aziatikë, ndërsa disa galeristë theksojnë se vëmendja e tyre është zhvendosur edhe drejt panaireve të tjera ndërkombëtare si “Art Basel Paris”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy