Largohet Will Cathcart nga WhatsApp, Meta emëron pasardhës themeluesin e startup-it indian Cred

Largohet Will Cathcart nga WhatsApp, Meta emëron pasardhës themeluesin e startup-it indian Cred

Pas gati shtatë vitesh në krye të WhatsApp, Will Cathcart ka njoftuar largimin nga drejtimi i platformës së mesazheve, duke i hapur rrugë një prej ndryshimeve më të rëndësishme në historinë e aplikacionit, njofton BBC. 

 

Gjatë mandatit të tij, WhatsApp u zgjerua në mbi 3 miliardë përdorues në mbarë botën, duke shtuar funksione të reja dhe duke forcuar fokusin te privatësia dhe komunikimi i sigurt. 

Cathcart deklaroi se platforma ndodhet në pozicionin më të fortë të saj dhe se ky ishte momenti i duhur për t’u larguar nga drejtimi i saj. Ai do të vazhdojë të mbajë një rol të rëndësishëm brenda Meta-s.

 

Pasardhësi i tij do të jetë Kunal Shah, themeluesi i kompanisë indiane të teknologjisë financiare Cred. Lajmi u konfirmua nga drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, i cili e vlerësoi Shah si një prej sipërmarrësve më të suksesshëm të teknologjisë në Indi dhe personin e duhur për të drejtuar aplikacionin më të madh të mesazheve në botë.

 

Cred, me seli në Bengaluru, është një platformë financiare e krijuar në vitin 2018 që ofron shërbime pagesash dhe shpërblime për përdoruesit. 

Paralelisht me emërimin e Shah në krye të WhatsApp, Meta ka investuar rreth 900 milionë dollarë në Cred, duke siguruar një pjesëmarrje prej rreth 20% në kompani.

 

Emërimi i Shah vjen në një moment kur Meta synon të zgjerojë më tej aktivitetin e WhatsApp përtej mesazheve tradicionale, duke u fokusuar te pagesat digjitale, komunikimi i bizneseve, inteligjenca artificiale dhe shërbimet e reja të monetizimit. 

 

Sipas të dhënave të “World Population Review”, “WhatsApp” numëron rreth 853 milionë përdorues në Indi.

 

Platforma, pjesë e familjes së aplikacioneve të “Meta-s” së bashku me “Facebook”, “Instagram” dhe “Messenger”, është një nga shtyllat kryesore të strategjisë së kompanisë, për rritjen e të ardhurave përmes reklamave, abonimeve me pagesë dhe mjeteve të inteligjencës artificiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy