Elon Musk kalon shifrën e 500 miliardë dollarëve pasuri

Elon Musk kalon shifrën e 500 miliardë dollarëve pasuri

Pasuria e Elon Musk arriti në 500.1 miliardë dollarë të mërkurën, duke konfirmuar pozicionin e tij si njeriu më i pasur në botë, përpara manjatëve të tjerë të teknologjisë.

Pasuria neto e shefit të Tesla dhe SpaceX arriti në 500.1 miliardë dollarë të mërkurën, përpara se të binte përsëri në 499.1 miliardë dollarë, sipas renditjes “Miliarderët në Kohë Reale” të revistës “Forbes”.

Ai pasohet në renditjen e Forbes nga Larry Ellison, bashkëthemelues i Oracle, me një pasuri prej 350.7 miliardë dollarësh, pastaj nga Mark Zuckerberg, drejtor i Meta, me një pasuri prej 245.8 miliardë dollarësh.

Pasi u diplomua në Universitetin e Pensilvanisë dhe u largua nga Stanfordi, Elon Musk ia shiti një kompani softuerësh për botime online prodhuesit të kompjuterëve Compaq për mbi 300 milionë dollarë në vitin 1999. 

Kompania e tij e radhës përfundimisht u bashkua me PayPal, dhe pas largimit, sipërmarrësi i lindur në Afrikën e Jugut themeloi SpaceX në vitin 2002 dhe më pas iu bashkua Teslës në vitin 2004.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy