Belgjika goditet nga stuhia “Austin”, përmbytje në disa zona, 4 persona të plagosur

Belgjika goditet nga stuhia “Austin”, përmbytje në disa zona, 4 persona të plagosur

Stuhia Austen ka shkaktuar probleme në Belgjikë, me pemë të rrëzuara, përmbytje dhe vështirësi në qarkullimin rrugor e hekurudhor. Katër persona kanë mbetur të plagosur në Bruksel, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për erëra të forta dhe u kanë kërkuar qytetarëve të kufizojnë lëvizjet.

 

Sipas mediave te huaja, 4 persona u plagosën pasi një pemë e madhe u rrëzua në tarracën e një restoranti në qendrën historike të Brukselit. Sipas policisë, gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqet rrezik. Një tjetër person u dërgua në spital pasi u godit në kokë nga një degë peme.

 

Erërat e forta dhe reshjet e dendura shkaktuan probleme edhe në disa autostrada dhe në rrjetin hekurudhor. Në qytetin bregdetar të Ostendës, një tunel rrugor u mbyll për shkak të përmbytjeve. Ndërkohë, parqet dhe hapësirat e gjelbra u mbyllën për arsye sigurie në Bruksel dhe Liège.

 

Shërbimi meteorologjik belg ka lëshuar alarm portokalli për erëra të forta në perëndim të vendit, veçanërisht përgjatë bregdetit, ku priten shpejtësi të erës mbi 100 km/orë. Paralajmërimi mbetet në fuqi deri të nesërmen në mëngjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy