Rreth 400 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban

Rreth 400 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban

Numri i të vdekurve në Liban si pasojë e sulmeve izraelite ka arritur në 394 persona, sipas ministrit të Shëndetësisë së vendit, Rakan Nassereddine, njofton BBC. 

Në një konferencë për media të dielën, ai bëri të ditur se mes viktimave janë 83 fëmijë dhe 42 gra. 

Sipas tij, bilanci i viktimave është rritur ndjeshëm që nga përfshirja e Libanit në përplasjet e lidhura me luftën mes Izrael dhe Iran.

Nassereddine shtoi gjithashtu se nëntë punonjës të ekipeve të shpëtimit kanë humbur jetën gjatë operacioneve në terren.

 

Numri i përgjithshëm i viktimave paraqet një rritje të madhe krahasuar me të shtunën, kur Ministria e Shëndetësisë e kishte raportuar shifrën në 294 të vdekur.

Ndërkohë, një shpërthim i fuqishëm u dëgjua pranë Spitalit Universitar Qeveritar Nabih Berri në jug të Liban, pasi një sulm izraelit goditi zonën përreth. Tymi u pa duke u ngritur nga vendi i goditjes, rreth 500 metra larg spitalit.

 

Një ekip ambulance mbërriti menjëherë në vendngjarje, por sipas tyre nuk u gjetën persona të vdekur apo të plagosur.

Pamjet e publikuara nga dëshmitarët treguan një ndërtesë të shembur dhe zona të mbuluara nga rrënojat.

Gjatë ditës janë dëgjuar shpërthime të shumta nga sulmet ajrore izraelite, ndërsa përplasjet me grupin e mbështetur nga Irani, Hezbollah, vazhdojnë të përshkallëzohen. Në zonë dëgjohen gjithashtu vazhdimisht dronë që fluturojnë mbi qiell.

 

Zona të mëdha të jugut të Libanit janë vendosur nën urdhra evakuimi nga autoritetet izraelite.

Në një moment dramatik, një burrë mbërriti në spital duke mbajtur trupin e djalit të tij 19-vjeçar, i cili ishte vrarë gjatë një sulmi këtë javë dhe ishte nxjerrë nga rrënojat.

Ajo që po ndodh këtu është si ajo që ndodhi në Gaza”, u shpreh ai.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, 394 persona janë vrarë nga aksionet ushtarake izraelite që nga e hëna.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy