Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka kritikuar ashpër kryeministrin Benjamin Netanyahu, duke e cilësuar luftën me Iran si një “katastrofë diplomatike”.
Ai vlerësoi performancën e ushtrisë dhe forcave ajrore, por akuzoi qeverinë për dështim strategjik, mungesë planifikimi dhe dëmtim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Lapid, objektivat kryesore nuk u arritën: regjimi iranian mbeti në fuqi, kërcënimi bërthamor nuk u eliminua dhe rreziku nga raketat vazhdon. Ai gjithashtu akuzoi Netanyahun për mashtrim të publikut dhe neglizhencë ndaj nevojave të qytetarëve gjatë luftës.
Ndërkohë, politikani Yair Golan kritikoi vrasjen e udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei, duke e quajtur një veprim të gabuar që nuk përmirësoi sigurinë e Izraelit, ndonëse më herët e kishte mbështetur atë.



