Tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka shqiptarë mes viktimave dhe të plagosurve

Tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka shqiptarë mes viktimave dhe të plagosurve

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tërmetit me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë më 10 gusht, duke bërë me dije se deri më tani nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur.

 

Sipas të dhënave të fundit të raportuara nga autoritetet, tërmeti, me epiqendër pranë San José del Palmar, në perëndim të Kolumbisë, ka shkaktuar 254 viktima dhe mbi 570 persona të plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura, ndërsa bilanci mbetet në përditësim.

 

MEPJ, përmes Ambasadës së Shqipërisë në Brazil, e cila mbulon edhe Kolumbinë, është në kontakt me autoritetet kolumbiane dhe po verifikon në mënyrë të vazhdueshme gjendjen e shtetasve shqiptarë që ndodhen në vend.

 

Ministria bën me dije gjithashtu se, bazuar në informacionet e deritanishme, nuk rezultojnë dëmtime nga tërmeti në institucionet penitenciare ku ndodhen shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në Kolumbi apo që janë në pritje të procedurave të ekstradimit.

 

MEPJ dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Brazil vijojnë komunikimin me autoritetet kolumbiane dhe verifikimin e informacionit mbi situatën e shtetasve shqiptarë”, thuhet në njoftim.

 

Shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kolumbi dhe kanë nevojë për asistencë konsullore për shkak të tërmetit mund të kontaktojnë numrin e emergjencës së Ambasadës së Shqipërisë në Brazil: +55 61 99301 6139.

 

Për komunikime të tjera janë në dispozicion adresat: dk@mfa.gov.al dhe embassy.brasilia@mfa.gov.al.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy