Rriten rastet e difterisë në Australi, konfirmohet vdekja e parë që nga 2018

Rriten rastet e difterisë në Australi, konfirmohet vdekja e parë që nga 2018

Australia po përballet me shpërthimin më të madh të difterisë në dekada dhe ka konfirmuar vdekjen e parë nga kjo sëmundje në pothuajse dhjetë vjet. 

 

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se vendi ka regjistruar 245 raste këtë vit, kryesisht në komunitetet e largëta indigjene, duke e bërë këtë shpërthimin më të madh që nga viti 1991.

 

Rasti fatal u konfirmua në Territorin Verior (NT), ku një burrë vdiq në prill në Spitalin Royal Darwin. Rezultatet e autopsisë, të kryera jashtë vendit, zbuluan se shkaku i vdekjes ishte difteria. Kjo është vdekja e parë nga kjo sëmundje në Australi që nga viti 2018.

 

Shpërthimi është përhapur në disa shtete, përfshirë Australinë Perëndimore, Australinë Jugore dhe Queensland. Sipas autoriteteve, 60% e rasteve janë në NT, ndërsa pjesa tjetër shpërndahet në rajonet e tjera.

 

Në mars, autoritetet shpallën shpërthim zyrtar në NT dhe më pas u konfirmuan raste edhe në WA, ku për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh u raportuan raste të difterisë respiratore.

 

Shërbimet shëndetësore kanë intensifikuar fushatat e vaksinimit, duke ngritur klinika të përkohshme në zona të prekura dhe duke kryer mbi 10,400 vaksinime që nga fundi i marsit. Zyrtarët thonë se vaksina mbetet masa kryesore për parandalimin e sëmundjes.

 

Qeveria australiane ka shpallur gjithashtu difterinë një incident me rëndësi kombëtare dhe ka alokuar 7.2 milionë dollarë australianë për të forcuar reagimin shëndetësor dhe fushatat e imunizimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy