Ndërsa iranianët i afrohen emërimit të udhëheqësit të tyre të ardhshëm suprem, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të dielën se udhëheqësi i ri “nuk do të zgjasë shumë” nëse nuk merr më parë miratimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton ABCnews.
“Ai do të duhet të marrë miratimin tonë.
Nëse nuk merr miratimin tonë, nuk do të zgjasë shumë. Duam të sigurohemi që nuk do të na duhet të kthehemi pas çdo 10 vjetësh, kur nuk ke një president si unë që nuk do ta lejojë këtë.
Nuk dua që njerëzit të kthehen pas pesë vitesh dhe të bëjnë të njëjtën gjë përsëri ose, edhe më keq, t’i lënë të kenë një armë bërthamore”, shtoi ai.
I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të miratonte dikë që ka lidhje me regjimin e vjetër, Trump u përgjigj: “Do ta bëja. Për të zgjedhur një udhëheqës të mirë do ta bëja, po.”
Trump tha gjithashtu se Irani po planifikonte të zgjeronte ndikimin e tij në të gjithë Lindjen e Mesme dhe sugjeroi se ai vetë kishte kontribuar në ndalimin e këtij plani.
“Ata janë një tigër letre. Nuk ishin një tigër letre një javë më parë, këtë mund t’jua them. Plani i tyre ishte të sulmonin dhe të pushtonin të gjithë Lindjen e Mesme”, deklaroi presidenti.
Ndërkohë, në Teheran, ekspertët raportohet se kanë arritur një marrëveshje për pasardhësin e Ali Khamenei si udhëheqës suprem i Iranit, megjithëse emri ende nuk është njoftuar zyrtarisht.



