Temperaturat globale vijojnë rekordet, Marsi i dytë më i nxehtë në Evropë

Temperaturat globale vijojnë rekordet, Marsi i dytë më i nxehtë në Evropë

Muaji mars është renditur si i dyti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë, sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi i Bashkimit Evropian për ndryshimet klimatike, Copernicus. 

 

Raporti evidenton gjithashtu temperatura rekord në rritje të sipërfaqes së detit dhe nivele historikisht të ulëta të akullit detar në Arktik.

 

Temperatura mesatare globale për marsin arriti në 13.94°C, duke qenë 1.48°C mbi nivelin para-industrial dhe 0.53°C mbi mesataren e periudhës 1991–2020. Në rang global, ky ishte marsi i katërt më i ngrohtë i regjistruar, duke vazhduar trendin e temperaturave ekstreme të viteve të fundit.

 

Në Evropë, ngrohja ishte edhe më e theksuar. Temperatura mesatare arriti në 5.88°C, rreth 2.27°C mbi normën referuese. Ndërkohë që pjesa më e madhe e kontinentit përjetoi kushte më të thata se zakonisht, reshjet intensive në zona si Mesdheu dhe Skandinavia shkaktuan përmbytje lokale.

 

Një tjetër sinjal shqetësues vjen nga Arktiku, ku shtrirja e akullit detar arriti nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë për muajin mars, rreth 5.7% nën mesatare. Po ashtu, temperatura mesatare e sipërfaqes së detit në nivel global u regjistrua në 20.97°C, niveli i dytë më i lartë për këtë periudhë.

 

Sipas ekspertëve, këto zhvillime tregojnë për një sistem klimatik gjithnjë e më të stresuar. Drejtori i Copernicus, Carlo Buontempo, theksoi se të dhënat e marsit paraqesin një tablo të qartë të përshpejtimit të ndryshimeve klimatike në nivel global.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy