Më shumë se 600 mijë njerëz në rajonin e Kievit në Ukrainë janë pa energji elektrike pas një sulmi rus gjatë natës.
Ministria e Energjisë tha se më shumë se 500,000 prej tyre ishin në kryeqytet, ndërsa pjesa tjetër në rajonin përreth.
Humbjet e energjisë ia atribuoi sulmeve me raketa dhe dronë mbi infrastrukturën energjetike në qytet dhe në disa rajone të tjera.
Rreth 36 raketa dhe gati 600 dronë u lëshuan mbi objektiva në të gjithë Ukrainën. 3 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga ky sulm.



