Autoritetet iraniane kanë nisur rikthimin gradual të aksesit në internet, pas ndërprerjes pothuajse tre mujore të vendosur nga qeveria pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt.
Zëvendëspresidenti i Iranit, Mohammad Reza Aref, deklaroi të martën në platformën X se “është hedhur hapi i parë drejt aksesit të lirë dhe të rregulluar në hapësirën kibernetike”.
Sipas organizatave monitoruese të internetit, NetBlocks dhe Kentik, rreth orës 13:00 është vërejtur një rikthim i pjesshëm i shërbimit, megjithëse shumica e rrjeteve në vend vijojnë të kenë kufizime.
Qeveria iraniane ndërpreu internetin pas nisjes së sulmeve amerikane dhe izraelite, duke argumentuar se masa kishte për qëllim parandalimin e survejimit, spiunazhit dhe sulmeve kibernetike.
Bllokada konsiderohet një nga ndërprerjet kombëtare më të gjata të internetit të regjistruara ndonjëherë në botë.



