Mediat amerikane CBS News dhe Fox News cituan zyrtarë të paidentifikuar nga administrata e Presidentit Donald që konfirmuan përfshirjen e forcave amerikane në shpërthimet e ndodhura në Venezuelë.
Po ashtu agjencia britanike e lajmeve, Reuters ka cituar një burim brenda administratës amerikane i cili konfirmon, në anonimitet, se Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore në Venezuelë, por nuk ka dhënë detaje.
Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk kanë komentuar mbi shpërthimet apo raportet për avionë që fluturojnë mbi kryeqytetin e Venezuelës.



