“Mos politizoni Ngushticën e Hormuzit”, Kina dhe Rusia paralajmërojnë për krizë globale tregtare

“Mos politizoni Ngushticën e Hormuzit”, Kina dhe Rusia paralajmërojnë për krizë globale tregtare

Kina dhe Rusia kanë kritikuar ashpër ndërhyrjet e njëanshme në tregtinë ndërkombëtare dhe zinxhirët globalë të furnizimit, në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Kremlini, duke lënë të kuptohet shqetësimi për tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit.

 

Dy fuqitë botërore theksuan se çdo pengesë ndaj transportit detar ndërkombëtar rrezikon stabilitetin ekonomik global dhe furnizimin me energji e mallra në mbarë botën.

 

Veprimet e njëanshme nga shtete individuale apo aleatë të tyre që pengojnë transportin detar ndërkombëtar kërcënojnë integritetin e zinxhirëve globalë të furnizimit”, thuhet në deklaratë.

 

Megjithëse dokumenti nuk e përmend drejtpërdrejt Ngushticën e Hormuzit një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë referencat konsiderohen të qarta nga analistët ndërkombëtarë.

 

Moska dhe Pekini kërkuan gjithashtu që bashkëpunimi në infrastrukturën detare dhe portuale të mos politizohet apo dominohet nga çështjet e sigurisë, por të mbështetet në “parimet e tregut dhe tregtisë së lirë”.

 

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta gjeopolitike në Lindjen e Mesme, ku çdo kërcënim ndaj lëvizjes në Ngushticën e Hormuzit mund të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet globale të energjisë dhe ekonominë botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy