Zgjedhjet në Bangladesh/ Partia Nacionaliste siguron fitoren pas rrëzimit të Hasinës

Zgjedhjet në Bangladesh/ Partia Nacionaliste siguron fitoren pas rrëzimit të Hasinës

Partia Nacionaliste e Bangladeshit (BNP) ka shpallur një fitore dërrmuese në zgjedhjet e para parlamentare që nga kryengritja studentore e vitit 2024 që çoi në rrëzimin e Sheikh Hasina.

 

Sipas mediave lokale, koalicioni i udhëhequr nga BNP ka siguruar 209 nga 300 vendet në parlament, ndërsa vetë partia 151 mandate, duke garantuar një shumicë prej dy të tretash.

 

(AFP/Getty)

 

Udhëheqësi i BNP-së, Tarique Rahman, pritet të bëjë betimin si kryeministër më 17 shkurt, pas kthimit në vend nga një mërgim 17-vjeçar në Londër. 

 

Zgjedhjet, me pjesëmarrje mbi 60 për qind, u cilësuan si votimi i parë realisht konkurrues në vite, megjithëse Lidhja Awami e Hasinës i bojkotoi ato, duke i quajtur “farsë të planifikuar”.

(REUTERS)

Urime për fitoren erdhën nga SHBA dhe India, përfshirë kryeministrin indian Narendra Modi, ndërsa rivalët politikë pranuan humbjen. 

 

Votimi shihet si një provë vendimtare për rikthimin e stabilitetit dhe besimit në demokracinë e Bangladeshit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy