Një sulm vdekjeprurës ka ndodhur në qytetin Kalogi, në Sudan, në një çerdhe duke shkaktuar 50 viktima, 33 e të cilëve janë fëmijë. Rrjeti i Mjekëve të Sudanit dhe ushtria kanë akuzuar si përgjegjës të sulmit Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, grupi paramilitar që lufton ushtrinë në luftën civile të Sudanit, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka dhënë ende një reagim. Ministria e Jashtme konfirmoi se kopshti u godit dy herë me drone, ndërkohë që një zëdhënës i agjencisë së OKB-së për fëmijët, UNICEF, reagoi ashpër për sulmin vdekjeprurës.
Vrasja e fëmijëve në shkollën e tyre është një shkelje e tmerrshme e të drejtave të fëmijëve. Fëmijët nuk duhet ta paguajnë kurrë çmimin e konfliktit.
I shtrirë midis kryeqytetit të Sudanit, Khartum, dhe Darfur, rajoni i përbërë nga Kordofani i Veriut, Kordofani i Jugut dhe Kordofani Perëndimor ka qenë një vijë e frontit në luftën civile.
Beteja për kordofanët. të cilët kanë një popullsi prej gati tetë milionësh është intensifikuar ndërsa ushtria sulmon drejt Darfurit.
Sudani është shkatërruar nga lufta që nga prilli i vitit 2023, kur shpërtheu një luftë për pushtet midis RSF-së dhe ushtrisë, të cilët më parë ishin aleatë.



