Tërmeti në Venezuelë, shkon në 920 numri i viktimave

Tërmeti në Venezuelë, shkon në 920 numri i viktimave

Numri i viktimave nga tërmeti i regjistruar të mërkurën në Venezuelë është rritur në 920, dërsa mbi 3360 persona kanë mbetur të plagosur.

 

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez.

 

“Çdo person që arrijmë të shpëtojmë është një mrekulli”, tha Rodriguez, duke theksuar se autoritetet po bëjnë gjithçka për të nxjerrë të mbijetuarit nga ndërtesat e shembura.

 

Dy tërmetet e njëpasnjëshme, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, goditën veriun e Venezuelës të mërkurën në mbrëmje, duke shkaktuar dëme të mëdha në Karakas dhe veçanërisht në rajonin bregdetar të La Guaira. 

 

Dhjetëra ndërtesa u shembën, ndërsa infrastruktura rrugore, energjetike dhe spitalore pësoi dëme të konsiderueshme.

 

Në ndihmë të autoriteteve venezueliane kanë mbërritur ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare nga disa shtete, ndërsa organizatat ndërkombëtare po koordinojnë mbështetjen për të prekurit. 

 

Sipas autoriteteve, qindra persona dyshohet se ndodhen ende nën rrënoja, ndërsa kërkimet vazhdojnë me shpresën për të gjetur të mbijetuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy