Të paktën pesë të vdekur dhe disa të plagosur nga zjarri në një pallat në Belgjikë

Të paktën pesë të vdekur dhe disa të plagosur nga zjarri në një pallat në Belgjikë

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një pallat 10-katësh në qytetin e Antwerp, në Belgjikë. 

 

Zjarri ra pak para orës 10:00 të mëngjesit të së mërkurës në katin e tetë të ndërtesës, e cila ndodhet në lagjen Linkeroever. 

 

Policia belge njoftoi se në ndërtesë jetojnë më shumë se 200 persona dhe se trupat e disa viktimave janë gjetur tashmë. 

 

Zjarrfikësit po vijojnë kontrollet derë më derë për të gjetur viktima të tjera të mundshme, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit. 

 

Mes të evakuuarve ishte edhe ish-kryetari i bashkisë së Antwerpit, Bob Cools, i cili u transportua në spital së bashku me bashkëshorten e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy