SHBA-të duan këtë copë të madhe akulli të quajtur Groenlandë dhe nëse europianët thonë po, ne do ta vlerësojmë shumë dhe nëse ata thonë jo, ne do ta kujtojmë.
Kështu tha Presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër
Trump e krahasoi Groenlandën, një territor me një popullsi prej gati 60.000 banorësh, me një “copë akulli”.
I ftohtë dhe i pozicionuar keq, por mund të luajë një rol jetësor në paqen dhe mbrojtjen e botës. Është një kërkesë shumë e vogël.
Duke folur për Kanadanë, Presidenti amerikan siguroi se do të ndërtojë “Kupolën e Artë”, sistemin e tij të mbrojtjes kundër raketave, i cili, siç tha ai, do të mbrojë Kanadanë.
Për muaj të tërë, Trump ka përsëritur se dëshiron ta bëjë Kanadanë shtetin e 51-të të Shteteve të Bashkuara.



