Sulm me armë drejt rezidencës së Rihannës në Beverly Hills, ndërsa këngëtarja ishte në shtëpi

Sulm me armë drejt rezidencës së Rihannës në Beverly Hills, ndërsa këngëtarja ishte në shtëpi

Rihanna, një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop, ka përjetuar momente frike pasi rezidenca e saj në Beverly Hills, në California, u qëllua me armë zjarri. Sipas raportimeve të policisë, këngëtarja ndodhej brenda në shtëpi në momentin e incidentit, por fatmirësisht nuk u lëndua.

 

Ngjarja ndodhi në orët e para të pasdites të së dielës, më 8 mars. Hetuesit bëjnë me dije se një grua 30-vjeçare mbërriti pranë pronës me një automjet të bardhë Tesla Model S. Pasi ndaloi makinën, ajo uli xhamin dhe hapi zjarr nga sedilja e shoferit me një pushkë gjysmëautomatike tip AR-15 rifle, duke qëlluar të paktën dhjetë herë.

 

Pas të shtënave, gruaja u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë së Los Angeles, katër plumba ose fragmente goditën pjesë të ndryshme të pronës, ndërsa njëri prej tyre depërtoi edhe në murin e shtëpisë.

 

Autorja e dyshuar u arrestua pak më vonë nga policia dhe është marrë në pyetje për motivin e sulmit, i cili deri më tani mbetet i paqartë. Fatmirësisht, askush nuk mbeti i lënduar nga incidenti.

 

Rezidenca luksoze në Beverly Hills, ku jeton këngëtarja së bashku me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky, dhe fëmijët e tyre, është blerë në vitin 2020 dhe vlerësohet rreth 18 milionë dollarë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy