Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, njoftoi sot dorëheqjen e tij, disa ditë pas shkarkimit të kryeministres Yulia Svirydenko, si pjesë e riorganizimit të qeverisë së Presidentit Volodymyr Zelensky.
“Ishte një nder i madh për mua t’i shërbeja popullit ukrainas si Ministër i Mbrojtjes”, shkroi ai në një postim të gjatë në platformën Telegram, duke përmendur disa nga arritjet e tij që nga marrja e detyrës në muajin janar.
Më parë, deputetët e partisë në pushtet zbuluan se Zelensky synon të zgjedhë Ministrin e Brendshëm Ihor Klimenko për të drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës.



