Mbyllet qeveria amerikane

Mbyllet qeveria amerikane

Republikanët dhe demokratët nuk arritën të bien dakord për të miratuar fondet e nevojshme për buxhetin e vendit, duke shkaktuar mbylljen e të ashtuquajturave shërbime jo-thelbësore të qeverisë federale amerikane.

 

Takimet e fundit nuk kanë arritur të pajtojnë dy partitë, një simbol i një Amerike ku përçarja politike vazhdon të zgjerohet.

 

Kjo është mbyllja e parë e qeverisë që nga viti 2018.

 

Mbylljet e qeverisë në SHBA po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, me mandatin e parë presidencial të Donald Trump që pati tre raste të tilla. Kjo përfshinte mbylljen më të gjatë në historinë amerikane, që zgjati 35 ditë.

 

Një letër e lëshuar nga drejtori i Zyrës së Buxhetit të Kongresit para mbylljes së qeverisë ka dhënë më shumë detaje mbi implikimet e mundshme financiare.

 

Në letrën nga Phillip Swagel, zyra vlerëson se 750,000 punonjës federalë mund të pushohen nga puna çdo ditë, me një kosto totale ditore prej rreth 400 milionë dollarësh (297 milionë paund).

 

Ai shton se ky numër i parashikuar i punonjësve të pezulluar mund të ndryshojë çdo ditë.

 

“Zyrtarët e zbatimit të ligjit do të vazhdojnë të punojnë gjatë mbylljes së qeverisë. Më shumë se 200,000 nga këta patriotë do të mbeten pa pagesë”, tha Kristi Noem, e cila kryeson Departamentin e Sigurisë Kombëtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy