Filmi më i fundit i aktorit Tom Cruise, i titulluar "Digger", pritet të shënojë një humbje katastrofike prej afro 245 milionë dollarësh (185 milionë paund), sipas analistëve të Hollivudit.
Komedia e zezë satirike e regjisorit të mirënjohur Alejandro G. Iñárritu, ku Cruise luan rolin e manjatit të naftës Digger Rockëell, pësoi një rënie drastike prej 60% në shitjet e biletave gjatë fundjavës së dytë të shfaqjes.
Deri më tani, filmi ka arkëtuar vetëm 35 milionë dollarë në nivel global, ndërkohë që studioja Ëarner Bros shpenzoi rreth 280 milionë dollarë për realizimin dhe marketingun e tij.
Sipas revistës prestigjioze Variety, filmi pritet t'i mbyllë transmetimet në kinema me rreth 50 milionë dollarë fitime totale, shifër kjo shumë larg pikës së barazimit të investimit, e cila vlerësohet nga studioja midis 300 dhe 350 milionë dollarësh.
Ky rezultat e rendit "Digger" në listën e dështimeve më të mëdha financiare të të gjitha kohërave në Hollivud, krahas filmave si John Carter dhe The Marvels.
Pavarësisht shifrave negative, Tom Cruise u shpreh javën e kaluar se nuk mendon kurrë për suksesin e fundjavës së hapjes, por fokusohet në realizimin e filmave që evoluojnë dhe zgjasin në kohë.



