Tornadot godasin Kinën, të paktën 11 të vdekur dhe mbi 330 të plagosur

Tornadot godasin Kinën, të paktën 11 të vdekur dhe mbi 330 të plagosur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe mbi 330 të tjerë janë plagosur pasi tornadot goditën provincën qendrore Hubei në Kinë, ndërsa një person rezulton ende i zhdukur, raportojnë mediat shtetërore.

 

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, stuhitë e fuqishme që përfshinë disa zona të Hubeit mbrëmjen e së hënës prekën rreth 14.600 banorë. Përveç viktimave dhe të plagosurve, më shumë se 20 banesa u shembën, ndërsa mbi 4.800 të tjera pësuan dëmtime.

 

China's Xi urges 'all-out' efforts amid deadly storms

 

Një tornado e rrallë e kategorisë EF2 goditi qytetin Huanggang, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe infrastrukturë. Një kompani logjistike dhe një kompleks magazinash u goditën rëndë, ndërsa erërat e fuqishme ngritën dhe zhvendosën disa kamionë deri në 30 metra larg.

 

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet e frikshme kur erërat e forta thyen dyert prej xhami të një ndërtese, ndërsa njerëzit përpiqeshin të gjenin strehim.

 

Destructive tornado outbreak hits Jiangsu, damaging or destroying 1 600  homes and killing 10, China - The Watchers

 

Meteorologët theksojnë se tornadot janë të pazakonta në provincën Hubei, pasi zakonisht shfaqen në provincat jugore dhe bregdetare si Guangdong dhe Jiangsu. Sipas ekspertëve, fenomeni u favorizua nga një kombinim faktorësh atmosferikë, përfshirë mbetjet e stuhisë tropikale Maysak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy