Gruaja e dyshuar për sulmin me bombë në Monako gjendet e vdekur në Ukrainë

Gruaja e dyshuar për sulmin me bombë në Monako gjendet e vdekur në Ukrainë

Gruaja e dyshuar për kryerjen e një sulmi me bombë në Monako, i cili plagosi një multimilioner ukrainas të sanksionuar dhe familjen e tij, është gjetur e vdekur. 

 

Kështu bëri me dije shërbimi i sigurisë së Ukrainës.

 

Një kërkim ndërkufitar ishte nisur për Anastasiia Berezovskën, një grua ukrainase për të cilën zyrtarët besonin se ishte larguar nga Monako  pasi kishte vendosur bombën në hollin e hyrjes së një pallati më 29 qershor.

 

Trupi i 39-vjeçares u gjet me plagë nga të shtënat me armë zjarri në kokë.

 

Dy persona, përfshirë një oficer aktual në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, janë ndaluar si të dyshuar për vrasje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy