Lufta me Iranin zgjerohet ndërsa Rebelët 'Huthi' lëshojnë raketa drejt Izraelit

Lufta me Iranin zgjerohet ndërsa Rebelët 'Huthi' lëshojnë raketa drejt Izraelit

Rebelët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen kanë njoftuar se kanë hyrë në konflikt, duke kryer “operacionin e tyre të parë ushtarak” në mbështetje të Teheranit, raporton CNN. 

Ushtria izraelite bëri të ditur se ka zbuluar dhe interceptuar një raketë të lëshuar nga Jemeni, ndërsa një e dytë u kap disa orë më vonë.

Sipas burimeve të sigurisë izraelite, Huthitë lëshuan një raketë lundrimi drejt Izraelit, por të dyja raketat u neutralizuan pa shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Në deklaratën e tyre fillestare, Huthitë thanë se kishin lëshuar një “breshëri raketash balistike” që synonin objektiva ushtarake izraelite, duke sinjalizuar një përshkallëzim të ri të konfliktit në rajon.

Më vonë, në një fjalim televiziv, zëdhënësi i tyre, Yahya Saree, mori përgjegjësinë edhe për sulmin e dytë dhe paralajmëroi se operacionet ushtarake do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Më herët, kjo lëvizje rebele kishte ndërprerë rrugët detare në zonën e Gadishullit Arabik dhe Detit të Kuq, në mbështetje të Hamasit pas sulmeve të 7 tetorit 2023 në Izrael.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy