Në një padi të ngritur në Gjykatën e Arbitrazhit të Moskës, Banka Qendrore Ruse ka kërkuar afërsisht 200 miliardë euro kompensim nga fondi belg Euroclear për ngrirjen e aseteve ruse të imponuar nga BE-ja.
Lajmin e njoftoi vetë gjykata, e cituar nga RIA Novosti.
Banka Qendrore po kërkon që Euroclear të paguajë pak më shumë se 18 trilionë rubla (afërsisht 200 miliardë euro) dëmshpërblim.



