Redon Qiriazi, skspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, analizoi në studion e MCN Informacion përpjekjet për dialog mes Rusisë dhe Ukrainës, me ndërmjetësimin e Turqisë. Qiriazi tha se Turqia shihet si balancë e mirë në këtë konflikt.
Gjëja e parë e mirë është që takimi po zhvillohet. Ka disa pritshmëri. Mendohet se asgjë nuk do të ndryshojë. Rusia e ka bërë të qartë që nuk lëkundet nga objektivat që i ka vendosur vetes që në fillim të luftës.
Mendohet se asgjë nuk do të arrihet sepse palët janë diametralisht kundër. Por për disa gjëra mund të ketë dakordësi.
Turqia është një vend që është në mes. Është një balancë e mirë. Rusia ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me Turqinë. Këto dy vende janë angazhuar për të larguar ISIS dhe gjithmonë kanë gjetur gjuhën e përbashkët. E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën. Pra, Turqia është një terren i përbashkët.
Nga ana tjetër është edhe një faktorizim për vetë Turqinë. Duket sikur të tjerët janë shmangur dhe dialogu do të ndodhë përmes Turqisë.
Shkëmbimi i të burgosurve është bërë në çdo luftë. Në dy luftërat botërore ndaloheshin luftimet. Është një praktikë shekullore e luftimit. U jep mundësi njerëzve të rifurnizojnë me moral vendin. Nga ana tjetër jep shenjat e një bashkëpunimi më të mirë për të ardhmen. Ata që kanë qenë robër lufte nuk do të kthehen në front por mund të kenë mundësinë të rinisin jetët në vendet e tyre.
Qiriazi tha se mes superfuqive ka gjithmonë hapësirë për të negociuar.
Ky pesëdhjetë ditësh është koha që i jepet Rusisë për të reflektuar. Hapi i parë për të avancuar janë diskutimet në Stamboll. Në thelb, SHBA e shohin Rusinë si kundërshtar gjeostrategjik. Nga ana tjetër, Rusia do zgjerimin e saj në vendet e tjera. Këto superfuqi do të negociojnë me njëra-tjetrën për çfarë u intereson dhe çfarë jo. P.sh., ne kujtojmë tërheqjen e Rusisë në 2012-2013 nga Siria. Këto tërheqje erdhën si rezultat i negociatave. Regjimi ra dhe ne nuk e dimë akoma se çfarë ka marrë Rusia në këmbim. Ajo mund të ketë marrë influencën për Ukrainën.
SHBA mund të bëjnë lehtësisht kompromis me Ukrainën sepse nuk cenohet interesi amerikan.



