Ambasadori rus në Francë, Alexei Meshkov, deklaroi për radio RTL se nëse NATO rrëzon një avion rus, kjo do të përbënte fillimin e një konflikti ushtarak.
Ai shtoi se avionët rusë shpesh kanë hasur në “veprime provokuese” të aviacionit të NATO-s, por sipas tij, Rusia synon të shmangë eskalimin dhe nuk ndërmerr masa të dhunshme pa nevojë.
"Nëse rrëzohet një avion rus, kjo do të thotë nisja e një konflikti ushtarak. Kjo do të jetë luftë", tha Meshkov, një intervistë për radion RTL, raportuar nga RBC-Ukraine.
Sipas tij, avioni rus shpesh herë përballet me veprime provokuese nga ana e aviacionit të NATO-s, por Rusia përpiqet të shmangë përshkallëzimin dhe nuk përgjigjet në mënyrë të ashpër.
Ai gjithashtu komentoi për akuzat se avionët rusë shkelin hapësirën ajrore të vendeve evropiane.
"Rusia nuk e bën këtë. Ne nuk luajmë me askënd. Kjo nuk është mënyra jonë," deklaroi ai.
Më 21 shtator, NATO u detyrua të ngrejë avionë për të interceptuar një avion rus zbulimi mbi Detin Baltik ndërsa më 19 shtator, një avion luftarak MiG-31 i Rusisë raportohet se hyri për 12 minuta në hapësirën ajrore të Estonisë, pranë kufirit me Rusinë.



