Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 400 mijë të tjerë janë evakuuar nga një stuhi tropikale e ashpër e cila goditi Filipinet.
Stuhia tropikale zbarkoi në rajonin Bicol të Luzonit jugor. Zyrtarët e mbrojtjes civile thanë se katër persona vdiqën si pasojë e shembjes së mureve dhe rrëzimit të pemëve të shkaktuara nga stuhia e dhunshme tropikale Bualoi.
Stuhia Bualoi goditi qytetin filipinas të San Policarpo në provincën lindore të Samarit të enjten vonë me erëra me shpejtësi prej 110 km/orë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qytete dhe fshatra dhe duke shkaktuar përmbytje dhe dy rrëshqitje të vogla toke.
Bualoi, i quajtur në vend Opong, ishte cikloni i 15-të tropikal që goditi Filipinet këtë vit.



