Numri i vdekjeve nga kanceri pritet të rritet ndjeshëm deri në vitin 2050

Numri i vdekjeve nga kanceri pritet të rritet ndjeshëm deri në vitin 2050

Numri i  vdekjeve nga kanceri në mbarë botën është rritur ndjeshëm në një çerek shekulli dhe mund të kalojë 18.5 milionë deri në vitin 2050.

Ky është përfundimi i një studimi të madh të publikuar të enjten, i cili bën thirrje për rritje të parandalimit dhe trajtimit, veçanërisht në vendet më pak të zhvilluara. 

Pavarësisht përparimeve në trajtim dhe përpjekjeve për të kufizuar faktorët e rrezikut, numri i rasteve të reja të kancerit është më shumë se dyfishuar që nga viti 1990 për të arritur në 18.5 milionë deri në vitin 2023.

Sipas këtij studimi të publikuar në Lancet numri i vdekjeve është rritur me 74% në total 10.4 milionë.

Këto vlerësime, që mbulojnë 204 vende dhe territore dhe 47 lloje ose grupe kanceresh, konsiderohen më të rëndësishmet, por llogaritjet përmbajnë disa pasiguri. 

Për vitin 2023, shkencëtarët vlerësojnë një gamë prej afërsisht 16.4 deri në 20.7 milionë raste të reja dhe 9.6 deri në 10.9 milionë vdekje. 

Kanceri i gjirit ishte kanceri më i diagnostikuar në vitin 2023, por kanceri trakeal, bronkial dhe i mushkërive shkaktoi më shumë vdekje.

Pa veprime dhe fonde të mjaftueshme, numri i rasteve të reja të kancerit mund të rritet me rreth 61% në mbarë botën gjatë 25 viteve të ardhshme për të arritur në 30.5 milionë deri në vitin 2050, dhe numri vjetor i vdekjeve mund të rritet me gati 75% në total në 18.5 milionë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy