Të paktën 14 fëmijë kanë humbur jetën pasi çatia e një ndërtese pranë qytetit të Lahores në Pakistan u shemb mbi ta.
Ngjarja ndodhi në një qendër private mësimore në periferinë Kahna të Lahores.
Mes viktimave ka edhe fëmijë nën moshën 10-vjeç.
Sipas zëdhënësit të shërbimit të emergjencës “Rescue 1122”, Farooq Ahmed, autoritetet morën njoftimin për incidentin në orën 16:45 me orën lokale.
Operacioni i kërkim-shpëtimit u përfundua brenda një ore, ndërsa shumica e viktimave ishin fëmijë të moshës nga 7 deri në 11 vjeç.
Përveç viktimave, edhe pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor.
Autoritetet pakistaneze kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e shembjes së çatisë, ndërsa dy persona janë shoqëruar nga policia në kuadër të hetimeve paraprake.



