Grup misterioz serb hyn në garë për aksione në firmën ruse të naftës NIS, ofron 2.35 mld $

Grup misterioz serb hyn në garë për aksione në firmën ruse të naftës NIS, ofron 2.35 mld $

Një kompani serbe e panjohur deri tani ka tronditur tregun energjetik të Ballkanit, pasi ka ofruar 2 miliardë euro (rreth 2.35 miliardë dollarë) për të blerë shumicën e aksioneve ruse në kompaninë e naftës NIS, që kontrollon rafinerinë e vetme të Serbisë.

 

Kompania “KFT Senator Treasury G.T.7 Two LLC”, e themeluar vetëm verën e kaluar, i ka paraqitur ofertën gjigante kompanive ruse Gazprom Neft dhe Gazprom për blerjen e 56.1% të aksioneve të tyre në NIS. 

 

Pronari i saj, biznesmeni Ranko Mimović, deklaroi se oferta është “pranuar në parim” nga pala ruse. 

 

Lëvizja vjen në një moment kritik për NIS, e cila ndodhet nën sanksione amerikane për shkak të pronësisë ruse. Zyra amerikane OFAC ka kërkuar që aksionet e Gazprom dhe Gazprom Neft të shiten, duke vendosur afatin 22 maj për përfundimin e procesit. 

 

Oferta e grupit serb sfidon drejtpërdrejt kompaninë hungareze MOL, e cila prej muajsh negocion për të marrë kontrollin e NIS. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kishte deklaruar më herët se MOL ishte gati të paguante rreth 1 miliard euro për të njëjtën paketë aksionesh, pothuajse gjysma e ofertës së re serbe. 

 

Megjithatë, situata mbetet e paqartë. Gazprom Neft deklaroi për Reuters se vazhdon procedurat për shitjen tek MOL dhe se nuk po zhvillon negociata me palë të tjera. 

 

Aktualisht: Gazprom Neft zotëron 44.9% të NIS, Gazprom ka 11.3%, shteti serb kontrollon 29.9%, ndërsa pjesa tjetër është në duart e aksionarëve të vegjël dhe punonjësve. 

 

Analistët e shohin këtë betejë si një përplasje të madhe gjeopolitike mes interesave ruse, amerikane, hungareze dhe serbe për kontrollin e sektorit energjetik në Ballkan.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy